VIDEO/ Krimi në Durrës, Arben Mërkuri u vra brenda dyqanit të tij, autori qëlloi me breshëri kallashnikovi

21:18, 18/05/2022
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja me armë zjarri në Sukth ku viktimë mbeti 48-vjeçari Arben Mërkuri.

Mësohet se ai është qëlluar me automatik teksa ishte në ambientet e dyqanit të tij.

Pas plagosjes Mërkuri është dërguar në spital, ku edhe ndërroi jetë.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë
Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Milena18/05/2022 22:32

Shqiptaria eshte kthyer ne Far West. Qellohet me bresheri ne mes te dites me Diell e largohen te qete. Cudi!!!!

Shto koment

Denonco