Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Bilanci i COVID/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ Ja sa raste të reja u regjistruan në 24 orët e fundit

17:56, 18/05/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 44 raste të reja me koronavirus nga 904 testime të kryera.

Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 13 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 260 raste aktive me koronavirus.

Sa i përket rasteve të reja, u regjistruan në këto bashki; 19 në Tiranë, 5 në Fier, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Delvinë, Sarandë, nga 1 qytetar në Durrës, Krujë, Patos, Mallakastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Skrapar, Elbasan. 

Statistika (18 Maj 2022) 
Raste të reja ditore          44
Të shëruar në 24 orë       13
Të shtruar në spitale         8
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 904 

Testime totale               1,819,846
Raste pozitive                  275,732
Raste të shëruara             271,975
Raste Aktive                         260
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            148
Fier                  33
Korçë               15
Vlorë               14
Shkodër           12
Gjirokastër      10
Elbasan            8
Lezhë              7
Berat                4
Durrës             4
Kukës              3
Dibër                2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco