VIDEO-SYRI TV/ U aksidentua me motor, dhuroni gjak për të riun nga Elbasani

17:17, 18/05/2022
A+ Aa A-

Familjarët e një 18-vjeçari nga Elbasani bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për shkak se i afërmi i tyre po lufton për jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor. Bjorni Papri u aksidentua teksa udhëtonte me motor në fshatin Kuqan të Elbasanit, ndërsa për shkak të hemorragjisë ka pësuar humbje të madhe gjaku.

Nga SYRI TV

Këto pamje tregojnë një aksident të ndodhur pak ditë më parë në zonën e Kuqanit në Elbasan, ku një 18-vjeçar, Bjorni Papri, duke udhëtuar me motor është përplasur me një automjet tip ‘Volksvagen. Për pasojë, i riu ka mbetur i plagosur rëndë, teksa ndodhet në spitalin e traumës në tiranë për kurim mjekësor. Siç shihet nga

Siç shihet nga pamjet, automjet tip ‘Volksvagen’, që drejtohej nga një grua, i ka prerë rrugën motorit në tentativë për tu futur në një kthesë. Përplasja ka qenë e fortë, pasi nga pamjet duket që dhe motori ka qenë me shpejtësi, teksa pas përplasjes i riu është goditur dhe me një tjetër automjet që ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Policia ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit, shtetasen Silvana Moli, 31-vjeçe, ndërsa ka referuar në prokurori edhe materialet hetimore për të riun Bjorni Papri, i cili po lufton me vdekjen.

Ndërkohë, familjarët e 18-vjeçarit nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për ndihmë. Ata kërkojnë dhurues gjaku, të grupit A+, pasi familjari i tyre ka pasur hemorragji të madhe gjaku për shkak të përplasjes me automjetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco