'Kokaina fshihet në kazanët e mbeturinave'/ Lala: Grupet kriminale luftë për kontroll mbi portin e Durrësit

'Kokaina fshihet në kazanët e mbeturinave'/ Lala: Grupet kriminale luftë për kontroll mbi portin e Durrësit

22:43, 17/05/2022
A+ Aa A-

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta teksa ka qenë duke folur për krimin në vend. Lala tha në emisionin “Open” se grupet kriminale po luftojnë njëri-tjetrin për të marrë kontroll mbi portin e Durrësit.

Ajo gjithashtu deklaroi se ka informacione se droga fshihet brenda kazanëve të mbeturave.

“Pyetja më e madhe është kush e kontrollon portin? Kemi pasur edhe të vrarë, lufta mes grupeve kriminale bëhet se kush do të ketë kontroll mbi portin në Durrës.

Pra përmes atyre kazanëve të verdhë që marrin mbeturinat, brenda tyre ka pako me drogë, kokainë dhe fokusi i policisë është të mbikëqyrin punonjësit e mirëmbajtjes në port.

Kjo na çon në një pikë tjetër se ku janë të lidhura grupet e Elbasanit? Në Brazil dhe Kolumbi”, theksoi gazetarja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco