I riu në Tiranë, dhunon nënën  e më pas i vjedh paratë për të blerë drogë te fqinji

I riu në Tiranë, dhunon nënën e më pas i vjedh paratë për të blerë drogë te fqinji

15:20, 17/05/2022
A+ Aa A-

Një 21-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga pasi dhunoi dhe i vodhi para nënës së tij.

Bëhet e ditur se policia është njoftuar nga nëna e të riut e cila i informoi se djali e kishte dhunuar dhe më pas i kishte vjedhur një shumë parash për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës fqinjit në fjalë, policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi asaj një shumë parash, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, që i shiste lëndë narkotike 21-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Vjedhja’;

- F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco