Kokainë e 9 mijë euro, arrestohet shqiptari në Ankona

Kokainë e 9 mijë euro, arrestohet shqiptari në Ankona

15:59, 16/05/2022
A+ Aa A-

Policët e grupit të gatshëm të kuesturës së Ankonës kanë arrestuar një të ri shqiptar pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

Shqiptari, i cili kishte mbërritur në Itali pak javë më parë, iu nënshtruar një kontrolli nga agjentët e policisë të cilët i gjetën 50 gramë kokainë, lëndë përzierjeje dhe mjete për konfeksionimin e dozave të drogës. I riu strehohej në një kantinë të vjetër çka ua vështirësoi policëve gjetjen e vendbanimit.

Gjatë kontrollit i gjetën fillimisht 30 gramë të fshehur në kantinë, pastaj 20 gramë të tjerë në makinë, të fshehura në një hapësirë poshtë butonave të hapjes së dritareve. Atij iu sekuestruan edhe 9 mijë euro që mendohet se vijnë nga aktiviteti i shitjes së drogës.

Tashmë shqiptari gjendet në burgun e Montacutos, në pritje të procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco