Përfshihen nga zjarre të dyshimta, 3 makina gjatë natës, dy në Shkodër dhe një në Vlorë

Përfshihen nga zjarre të dyshimta, 3 makina gjatë natës, dy në Shkodër dhe një në Vlorë

08:34, 14/05/2022
A+ Aa A-

Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë dhe një e tretë është djegur në Shkodër, kjo e fundit në pronësi të një efektivit policie.

Në Policinë e Vlorës, rreth orës 2 është njoftuar se një makinë po digjej në lagjen 10 Korriku të qytetit, njoftoi gazetari Gentjan Këllçiu. Zjarrfiksit, së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë arritur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës Fiat.

Nga kqyrja e vendgjarjes dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

Ndërsa në Shkodër ngjarja ndodhi rreth orës 4:00, ku në lagjen “Tre Heronjtë” është djegur pjesërisht një “Mitsubishi” në pronësi të Sokol Kronit, 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco