‘I dënuar me 12.5 vite burg’/ ‘I forti’ nga Shqipëria arrestohet sa zbret nga avioni në Itali

‘I dënuar me 12.5 vite burg’/ ‘I forti’ nga Shqipëria arrestohet sa zbret nga avioni në Itali

20:47, 13/05/2022
A+ Aa A-

Një 50-vjeçar shqiptar i cili mbërriti përmes një fluturimi nga Tirana është arrestuar nga Policia Kufitare në aeroportin Galileo të Pizës.

Policia italiane zbuloi se 50-vjeçari shqiptar ishte një person i dënuar me 12.5 vite burg dhe mbi 17 mijë euro gjobë për disa vepra të ndryshme penale.

Ai është dënuar për rrëmbim personi, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni.

50-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, u arrestua gjatë kontrolleve të thjeshta pas zbritjes nga avioni i linjës Tiranë-Piza dhe më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco