Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Sukth, raportohet për një viktimë

‘105 gjoba dhe 60 patenta të pezulluara në 2 orë’/ Makina inteligjente ‘këput’ shoferët

20:36, 13/05/2022
A+ Aa A-

Gjatë 2 orëve monitorim, makina inteligjente në Rrugën e Kombit ka pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative.

Sipas njoftimit të policisë, makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

Njoftimi/ Policia e Shtetit

Vijon monitorimi i qarkullimit me makinën inteligjente, kësaj here në Rrugën e Kombit.

Gjatë 2 orëve monitorim, i cili do të vijojë edhe përgjatë orëve të vona të mbrëmjes, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 masa administrative, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara, pa sanksionin plotësues  të pezullimit të Lejes së Drejtimit.

Makina inteligjente, për dy orë, ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Masat administrative u vendosën jo vetëm ndaj këtyre drejtuesve të mjeteve, por edhe ndaj  105  drejtuesve të tjerë, që makina inteligjente skanoi gjatë punës së saj.

Nuk është aksion, por kontroll i pandërprerë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Të gjitha akset rrugore të vendit të monitoruara, me makinën inteligjente dhe me flotën e re të pajisjeve të Policisë Rrugore 🚔, me qëllim evidentimin 📸 dhe ndëshkimin ✍ e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë🛫🛣.

Drejtues mjetesh, rruga është e të gjithëve, rregulli vlen njësoj dhe është i barabartë për të gjithë.

Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës.

Mos fluturoni në rrugë!

#zbatorregullatudhëtoiisigurtë

Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco