Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Bilanci i COVID/ 49 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Bilanci i COVID/ 49 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

17:58, 13/05/2022
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 49 raste të reja me koronavirus nga 871 testime të kryera.

Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 5 pacientë.

Sakaq në 24 orët e fundit janë shëruar 31 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë 225 raste aktive me COVID.

Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Rroskovec, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Gramsh.

Statistika (13 Maj 2022)
Raste të reja ditore          49
Të shëruar në 24 orë       31
Të shtruar në spitale         5
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 871 

Testime totale               1,816,684
Raste pozitive                  275,534
Raste të shëruara             271,812
Raste Aktive                         225
Humbje jete                        3,497 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            121
Fier                  28
Vlorë               19
Shkodër          14
Elbasan           9
Lezhë               8
Berat                8
Gjirokastër      7
Durrës             5
Korçë               3
Kukës               3

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco