VIDEO-SYRI TV/ Hiqen masat për hyrjen në territorin shqiptar, zbatimi në të gjitha pikat kufitare

14:00, 01/05/2022
A+ Aa A-

Nga kjo e diel, bien masat që ishin në fuqi për shkak të Covid-19, për hyrjet e shtetasve të ndryshëm në territorin shqiptar. Nga 1 Maj ka nisur edhe zbatimi zyrtar në të gjitha pikat kufitare. Ndërkohë SYRI TV u stacionua në Pikën Kufitare të Morinit, ku janë shtuar sportelet, ndërsa shtetasit që vijnë nga Kosova shprehen se e kanë mirëpritur këtë vendim.

Shqipëria ka hequr të gjitha kufizimet e Covid-19 për shtetasit që futen në territorin e vendit tonë. Vendimi është marrë nga Komiteti i Eksperteve dhe këtë të diel është zbatuar zyrtarisht në të gjitha pikat kufitare: tokësore,detare e ajrore.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë. 

Në pikën kufitare të Morinit janë shtuar sportelet nga 5 në 7 si dhe një sportel tjetër lëvizës është përqendruar para P.K.K.

 Ndërkohë këtë fundjavë, duke shfrytëzuar edhe kohën e mirë, shumë qytetarë kosovarë po hyjnë në Shqipëri nëpërmjet Morinit. Ata e mirëpresin heqjen e këtyre kufizimeve.

Pala kosovare nuk ka marrë akoma vendim për zbatimin e heqjes së kufizimeve në kufi. Sipas informacioneve të marra në P.K.K Vërmicë puna për kontrollin e çertifikatave të vaksinimit dhe rregullave të pandemisë kërkohet edhe sot.

Ndërkohë numri i hyrje- daljeve në të gjitha pikat e kalimit kufitar në juglindje të vendit është rritur. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë dhe dalë 5342 shtetas  ndërkohë që numri ka qenë i konsiderueshëm i hyrje-daljeve edhe në  pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë në 6930 shtetas. Për të përballuar fluksin, pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë shtuar numrin e sporteleve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco