Përleshje në Durrës për vendin e parkimit

Përleshje në Durrës për vendin e parkimit

12:25, 01/05/2022
A+ Aa A-

Një përleshje ka ndodhur në Durrës, mes dy personave për vendin e parkimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta të mëngjesit të sotëm në zonën e Plazhit në Durrës.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.

Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri  ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.

Shërbimet e Policisë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco