VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, mjeti bujqësor i pret rrugën furgonit dhe ...

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, mjeti bujqësor i pret rrugën furgonit dhe ...

12:03, 01/05/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të urës së Menzës. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasi një mjet bujqësor ka hyrë në autostradë duke i zënë rrugën një furgoni.

Përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë dëmtime të rënda tek dy drejtuesit e mjetit bujqësor  dhe është dëmtuar lehtë drejtuesi i furgonit. Të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihme mjekësore në Spitalin e Lushnjes.

Mjetet bujqësore nuk lejohen të hyjnë në këtë rruge dhe megjithatë përbejnë rrezik edhe në rrugën dytësore pasi drejtuesit e tyre nuk kanë kualifikimin e duhur në shumicën e rasteve.

Dy muaj më parë një drejtues mjeti bujqësor humbi jetën në Zhamë kur ra në kanal dhe e zuri mjeti poshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Soza01/05/2022 12:37

Dhuratë ky aksident nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me mënyrën e organizimit të trafikut në këto rrugë.

Shto koment

Denonco