Nxori përtej kufirit në Greqi një 17-vjeçare durrsake, Policia greke e kthen me pranga

Nxori përtej kufirit në Greqi një 17-vjeçare durrsake, Policia greke e kthen me pranga

11:57, 01/05/2022
A+ Aa A-

Policia greke ka kthyer në Shqipëri me pranga, një 40-vjeçar nga Thumana e Krujës me iniciale Sh.L, i cili ishte kapur duke futur në Greqi nga kufiri i gjelbër, një vajzë 17-vjeçare.

Sot, Policia e Korçës njoftoi se e arrestoi 40-vjeçarin në Pikën e kalimit Kufitar në Kapshticë, ku  atë e kishin sjellë të depërtuar së bashkë me 17-vjeçaren nga Durrësi.

Ai akuzohet për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Sipas Policisë së Korçës, “ky shtetas është kthyer deportiv nga shteti grek, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, së bashku me një 17-vjeçare, banuese në Durrës, e cila ka deklaruar se më datë 22 prill 2022, është ndihmuar nga 40-vjeçari Sh. L., për të kaluar në drejtim të Greqisë, ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco