Fakte të reja nga atentati ndaj 60 -vjeçarit në Shkodër, kushëririt të 'Kumbarit'

Fakte të reja nga atentati ndaj 60 -vjeçarit në Shkodër, kushëririt të 'Kumbarit'

10:25, 01/05/2022
A+ Aa A-

Pas të shtënave të raportuara në Dobraç të Shkodrës mbrëmjen e së shtunës, u mësua se plagosur me armë mbeti Ded Pllanaj, 60 vjeç, djali i xhaxhait të Bardhok Pllanës - ‘Kumbarit të Shkodrës”, që e ekzekutuan në prill të viti 2021 me 20 plumba. 

Sot, disa fakte të reja kanë dalë në dritë nga plagosja që ndodhi mbrëmë në Dobraç. Burime të SYRI TV bënë të ditur se i plagosuri Dedë Planaj punonte si roje karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik, pas rotondos së Dobraçit.

Raportohet se autorët kanë qenë me motor kur kanë qëlluar me pistoletë dhe janë larguar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur nga hetuesit 7 gëzhoja plumbash. Ded Planaj ndodhet në Spitalin e Shkodrës, nga ku raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia e Shkodrës njoftoi pas atentatit se "rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç"  Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autoriteteve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje."

Pamjet pas atentatit:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco