VIDEO/ Dita pa makina në Lezhë rëndon trafikun në gjysmën e qytetit

09:47, 01/05/2022
A+ Aa A-

Këto janë pamjet që vijnë sot nga qyteti i Lezhës, marrë nga gazetari Martin Marku i SYRI TV. Dita pa makina, e shënuar në fundjavën e parë muajit, ka sjellë boshatisjen e disa rrugëve, si “Luigj Gurakuqi” dhe bulevardi “Gjergj Fisha”,  por trafik të rënduar në disa të tjera.

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar një muaj më parë në Fb për këtë nismë që ka nisur të zbatohet në vend:

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.  Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, njoftoi Kumbaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arli01/05/2022 10:10

Po cfare jane keto marrezira? Dite pa makina ne 2-3 rruge por dite me shume makina ne te gjitha rruget e tjera! Kujt i sherben kjo? Qytetareve? Vetem atyre qe duan te kalojne ne kembe tek ato 2-3 rruge. Ah, edhe femijet qe do luajne ne ato 2-3 rruge! Kjo eshte e diela pa makina??? Kurse 99% e te tjereve thjesht vuajne nga kjo marrezi! Sepse gjithe rruget e tjera jane ding me trafik, ndotje, stres, nerva dhe sharje per vendim-marresit koke-krisur! Shoke vendimarres: nuk zgjidhet planifikimi skandaloz urban duke e kthyer rrugen e makinave ne shesh lojerash per kalamajt, sa per te hequr mendjen nga grykesia dhe driteshkurtesia juaj! Thjesht rendoni me shume budallallekun tuaj dhe vuajtjet tona!

Shto koment

Denonco