VIDEO-SYRI TV/ Nga 13, vetëm 5: Mungesa e gjyqtarëve në Fier vonon proceset penale dhe civile

13:04, 01/05/2022
A+ Aa A-

Mungesa e gjyqtarëve në Fier krijon probleme dhe vonesa në kohë për zgjidhjen e çështjeve gjyqësore si ato penale ashtu dhe civile, thotë gazetari Xhemil Beharaj i SYRI TV.

Procesi i Vettingut dhe dorëheqja e gjyqtarëve prej gati një viti ka krijuar një mungesë të gjyqtarëve në këtë gjykatë, e cila mbulon rrethet Fier dhe Mallakastër.

Nga 13 gjyqtarë që kanë qënë në gjykatën e Fierit para vettingut, sot janë në këtë detyrë vetëm 5, pra as 50 përqind e tyre.

Kjo situatë ka sjellë problematikë në zgjidhjen e qindra çështjeve gjyqësore që nga çështjet civile si zgjidhje martese , pensione etj deri  te çështjet penale.

Avokati Ervis Goxhaj është shprehur se nëse një gjyq civil  zhvillohej një herë në dy javë, tani po zhvillohet një herë në tre muaj duke krijuar një kohëzgjatje të çështjeve dhe rrjedhimisht edhe vonesë të zgjidhjes së tyre që rëndon mbi palët.

Ndërkohë, një tjetër avokat shprehet se  ka rreth një vit që numri i gjyqtarëve është reduktuar dhe krijohen shumë vonesa, pasi ka çështje që duhet të zgjidhen në kohë siç janë pensionet , zgjidhjet e martesave etj: “Çështjet e avokatëve janë shtuar  dhe nuk e dimë se çfarë të bëjmë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco