Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Noterja Rezarta Koçi na mori 72 milionë lekë dhe i kaloi te llogaria e saj'

'Noterja Rezarta Koçi na mori 72 milionë lekë dhe i kaloi te llogaria e saj'

11:49, 04/02/2022
A+ Aa A-

Një notere është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Në pranga përfundoi Rezarta Koçi, 40 vjeç, pas një operacioni policor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo shtetase, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme”, tha Policia.

Në nëntor të vitit të kaluar, makinës së saj të parkuar iu vendos tritol. Nga shpërthimi, i ndodhur në makinën e parkuar në Komunën e Parisit, pati vetëm dëme materiale, dhe nuk pati të lënduar.

Pak javë më parë, më 26 Janar 2022, edhe emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e një qytetareje e cila akuzonte noteren Rezarta Koçi se i kishte marrë mijëra Euro, shuma e parave nga kontrata e shitjes së shtëpisë. Sipas denoncimit të bërë në Stop, noterja nuk i kishte kaluar 72 milionë Lekë pronares që kishte shitur shtëpinë, por shumën e parave e kishte kaluar përmes transaksionit bankar në llogarinë e saj.

Vite më parë, Rezarta Koçit i ishte hequr licenca nga Dhoma e Noterëve, por më pas përmes vendimit të Gjykatës Administrative Tiranë licenca iu rikthye. Pasi rifitoi licencën, noterja Rezarta Koçi nuk gjendej se ku e kishte zyrën e saj të noterisë, pasi edhe në adresën që kishte deklaruar, shkruhej se ambienti jepet me qira. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco