Gjykata e Tiranës dënon presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda

Gjykata e Tiranës dënon presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda

19:44, 27/01/2022
A+ Aa A-

Gjykata Penale e kryeqytetit ka dënuar presidentin e Urdhrit të Stomatologëve, Dr.Nikoll Deda, për moszbatim i vendimit të gjyqësorit. 

Deda u padit në Gjykatë nga presidenti i Urdhrit të Stomatologëve të Tiranës, Almiro Gurakuqi, i cili që prej se është zgjedhur në këtë detyrë, ka qenë në presion të vazhdueshëm nga Deda. Në mars 2016, Presidenti i Urdhrit Kombëtar të Stomatologut, Nikoll Deda zhvillon një mbledhje në mungesë të Gurakuqit dhe vendos shkarkimin e tij. 

Vendimi i Dedës është ankimuar nga Almiro Gurakuqi në Gjykatën Administrative të Tiranës. Kjo Gjykatë ka vendosur në seancën e datës 23 shtator 2016, konstatimin si të pavlefshëm të vendimit nr.11 datë 06.05.2016 të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Administrativ nr.2545 datë 18.09.2019.  

Ndërsa, pas marrjes së vendimit formë të prerë, kallëzuesi Almiro Gurakuqi, president i Urdhrit të Stomatologëve Tiranë, e ka depozituar këtë vendim pranë zyrës përmbarimore të përmbaruesit Ilia Elezi, për të bërë ekzekutimin e tij dhe rikthimin e Gurakuqit në pozicionin e mëparshëm. 

Mirëpo, në këtë proçedurë Nikoll Deda me detyrë president i Urdhërit Kombëtar të Stomatologut në Republikën e Shqipërisë, me veprime konkrete janë bërë pengesë, në zbatimin e këtij vendimi dhe kjo ka bërë që përmbaruesi gjyqësor Ilia Elezi të bëjë kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës.  

Ndërsa Urdhri i Stomatologëve ka ngritur padi për kundërshtim të veprimeve pëmbarimore në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Por që ankimi i Nikoll Dedës është rrëzuar nga Gjykata. 

Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve nuk është ndalur në përpjekjet e tij për të moszbatuar vendimin e Gjykatës. Ai ka thirrur disa mbledhje të Këshillit Kombëtar (KK) të USSH-së në 2019 nga ku janë marrë vendimet, ndër to edhe deklarimi për të mbyllur mandatin e parë për institucionet e zgjedhura të Urdhrit të Stomatologut.  

Në muajt maj dhe korrik 2020, Nikoll Dedës i janë çuar dy kërkesa nga ana e përmbaruesit, për të ekzekutuar vendimin e gjyktaës, ndërsa vetë Deda ka përcjellë një shkresë, ku  është shprehur se nuk është i qartë se çfarë kërkon ekzaktësisht gjykata. Vendimi në fakt ishte i qartë, që Gurakuqi të rikthehej në detyrë, por qëllimisht kreu i urdhrit të stomatologëvë kërkon të bëjë të paditurin.

Përmbaruesi gjyqësor I ndodhur në këto kushte ka nxjerrë urdhrin për zbatim të vendimit duke kërkuar pezullimin e të gjitha veprimeve administrative të ndërmarra nga USSH dhe organet e tjera të tij, në zbatim të vendimit gjyqësor si dhe ka urdhëruar paraqitjen e kopjeve të proces-verbaleve konstatuese që USSH ka mbajtur gjatë mbledhjeve të Këshillit Kombëtar. 

Sërish Nikollë Deda, duke luajtur rolin e pehlivanit, në kthim përgjigjen ndaj përmbaruesit shprehet se vendimet që ai vetë  kishte marrë në mënyrë arbitrare nuk kishin më fuqi juridikeduke lajmëruar se zgjedhjet e reja  për pozicionet drejtuese ishin zhvilluar tashmë dhe gjithçka ishte mbyllur. Pra zoti Deda, ka zhvilluar zgjedhje pa zbatuar më parë vendimin e gjykatës që detyronte kthimin në detyrë të zotit Gurakuqi.

Nisur nga kjo sipas vendimit, Gjykata i ka parë si të papranueshme pretendimet e dedës për pafajësi, duke e dënuar me gjobë në vlerën 450 mijë lekë dhe në përfundim kjo gjobë është reduktuar në 300 mijë lekë, duke I shpëtuar burgut pasi nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhemil28/01/2022 00:24

Dr. Nikolla eshte burre i ndershem dhe dr Enida nje zonje. Suksese ne pune.

Xhemil28/01/2022 00:23

Dr. Nikolla eshte burre i ndershem dhe dr Enida nje zonje. Suksese ne oune

Shto koment

Denonco