VIDEO-SYRI TV/ Digjet banesa, kryefamiljarja akuza OSHEE dhe Bashkisë: Dëmi 50 mijë euro

VIDEO-SYRI TV/ Digjet banesa, kryefamiljarja akuza OSHEE dhe Bashkisë: Dëmi 50 mijë euro

17:55, 27/01/2022
A+ Aa A-

Shkëndija elektrike në një kabull të tensionit të lartë të OSHE-s në Durrës, ka shkrumbuar tërësisht banesën e familjes Kollçaku. Zjarri ka djegur gjithçka duke rrezikuar dhe jetën e Luljeta Kollçakut, e cila akuzon zjarrfikëset e bashkisë së Durrësit se u vonuan një orë pasi u njoftuan për rënien e zjarrit në banesë. Me banesën, kësaj familje i janë shkrumbuar dhe mijëra euro që mbaheshin në shtëpi.

Nga SYRI TV

Kjo është ajo që ka mbetur nga banesa e Luljeta Kollçakut në Durrës, e cila u shkrumbua nga zjarri këtë të enjte për shkak të një kabulli të OSHE, që ishte vendosur pranë apartamentit të saj.

Luljeta Kollçaku tregon e traumatizuar, se forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e OSHEE-s, ndërhyn me një orë vonesë nga moment i rënies së zjarrit, i cili shkrumboi jo vetëm banesën por rrezikoi dhe jetën e të moshuarës dhe djalit të saj.

Sipas vëllait të të moshuarës, shkak i rënies së zjarrit është bërë pikërisht ky kabull i OSHEE-s, i cili furnizon me energji një pjesë të lagjes, por që gjatë ditës  së sotme ka pësuar defekt duke shkaktuar zjarr në banesën e zonjës Kollçaku.

Dëmet shkojnë deri në 50 mijë euro sipas pronarëve të banesës, të cilët tregojnë gjithashtu se për rrezikun e kabullit të vendosur nga OSHE ngjitur me apartamentin e tyre, kishin bërë disa herë ankesë, por nuk ishte marrë në konsideratë nga askush.

Tashmë, për shkak të gabimit të OSHEE, familja Kollçaku është pa banesë, ndërsa nga bashkia nuk ka shkuar asnjë zyrtarë për të ofruar ndihmë dhe strehim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco