1549 të infektuar dhe 6 humbje jete nga koronavirusi

1549 të infektuar dhe 6 humbje jete nga koronavirusi

17:19, 27/01/2022
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit rreth situatës pandemike COVID-19. 

Në vendin tonë janë kryer 5662 testime, nga të cilat kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1549 qytetarë. 

6 është numri i viktimave nga COVID, ndërsa 1794 janë shëruar.  

Situata e 24 orëve të fundit: 

Janë kryer 5662 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1549 qytetarë, në këto bashki: 

705 në Tiranë, 92 në Shkodër, 70 në Vlorë, 67 në Durrës, 60 në Sarandë, 54 në Gjirokastër, 52 në Lushnje, 49 në Fier, 30 në Berat, 26 në Elbasan, 25 në Korçë, 23 në Lezhë, 18 në Mallakastër, nga 17 qytetarë në Kuçovë, Krujë, 16 në Kamëz, 15 në Vorë, nga 14 qytetarë në Kurbin, Gramsh, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, 11 në Pogradec, nga 10 qytetarë në Peqin, Devoll, Tepelenë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Patos, Skrapar, 8 në Memaliaj, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, nga 6 qytetarë në Belsh, Delvinë, Dibër, 5 në Kukës, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Divjakë, Poliçan, nga 3 qytetarë në Përmet, Himarë, Selenicë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Rrogozhinë, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Prrenjas, nga 1 qytetar në Maliq, Dropull, Libohovë, Finiq. 
Janë 23,168 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 63-91 vjeç, një qytetare nga Durrësi 74 vjeçe, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Kruja 85 vjeç. 

Janë shëruar 1794 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 227,629 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (27 Janar 2022) 
Raste të reja ditore         1549
Të shëruar në 24 orë      1794
Të shtruar në spitale       136
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                 5662

Testime totale              1,648,753
Raste pozitive                 254,126
Raste të shëruara             227,629
Raste Aktive                      23,168
Humbje jete                         3,329 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë            10857
Fier                 1900
Shkodër         1858
Vlorë                1449
Elbasan          1423
Durrës             1257
Gjirokastër      1210
Korçë               930
Berat                 917
Lezhë                826
Kukës                 314
Dibër                  227

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco