Marokeni gjendet me gjymtyrë të ngrira në Librazhd: Kam udhëtuar 4 ditë maleve

Marokeni gjendet me gjymtyrë të ngrira në Librazhd: Kam udhëtuar 4 ditë maleve

16:09, 27/01/2022
A+ Aa A-

Një shtetas nga Maroku është gjetur me gjymtyrë të ngrira dhe në gjendje jo koshiente në Librazhd. 

Ai është pikasur në oborrin e xhamisë në fshatin Dragostunjë të Njësisë Administrative Qendër në Bashkinë Librazhd mesditën e kësaj të enjte, nga hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha.

Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar Urgjencën Kombëtare dhe Komisariatin e Policisë të rrethit të Librazhdit.

Marokenit i është dhënë ndihma e parë nga shërbimi i urgjencës në vendin e ngjarjes.

Nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit që ai posedonte me vete, rezultoi se ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin e Librazhdit për trajtim mjekësor.

Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia drejt Shqipërisë.

Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

Për shkak të gjendjes kritike, emigranti maroken është transportuar drejt repartit të djegieve në Tiranë, për trajtim mjekësor të specializuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco