Kapen me dokumente falso në Portin e Durrësit dy persona nga Kosova

Kapen me dokumente falso në Portin e Durrësit dy persona nga Kosova

15:15, 27/01/2022
A+ Aa A-

Dy shqiptarë nga Kosova janë arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Mësohet se shtetasit H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, u kapën nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasit M. H., 29 vjeç dhe B. P., 19 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara.” - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco