EMRI/ Tentoi të vriste punonjësin e lavazhit, vihet në pranga pas një muaji vlonjati

EMRI/ Tentoi të vriste punonjësin e lavazhit, vihet në pranga pas një muaji vlonjati

15:00, 27/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Arbër Shollaj, i cili në ditën e ndërrimit të viteve qëlloi me armë zjarri në drejtim të punonjësit të një lavazhi me ermin Shkelzen Gjoni, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Sherri mes të dyve nisi për shkak se punonjësi i lavazhit nuk pranoi që ti lante jashtë radhe makinën Shollajt.

Ky i fundit nxori dhe shkrepi dy herë armën, fatmirësisht pa lënduar asnjë njeri.

Pas ngjarjes ai u largua, dhe është vënë në pranga vetëm gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i policisë:

Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco