VIDEO+EMRAT/ Nga Vlora në Shkodër për të grabitur argjendarinë

VIDEO+EMRAT/ Nga Vlora në Shkodër për të grabitur argjendarinë

14:25, 27/01/2022
A+ Aa A-

Një tentativë grabitje është regjistruar mesditën e sotme në Shkodër.

Një çift bashkeshortesh kanë tentuar të grabitin një argjendari në zonën  e njohur si "Dollari".

Ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të argjendarisë i cili është përleshur me dy grabitësit.

Pikërisht guximi i pronarit ka bërë që dy autorët të arrestohen, falë ndërhyrjes së policisë.

Argjendari ndodhet në qendër të Shkodrës në afërsi të Sahatit. Zona është ndër më të populluarat dhe e patrulluar nga policia, por kjo nuk i ka penguar grabitësit të bëjnë tentativën e tyre të dështuar për të grabitur argjendarinë

 Mësohet se bëhet fjalë për një çift, burrë dhe grua, të pa armatosur me origjinë nga Vlora.

Ata janë Arben dhe Anisa Hoxhaj.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Shkodër

Tentuan të vidhnin me dhunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. 

Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë.   

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco