Shqiptari kapet me 17 kg kokainë

Shqiptari kapet me 17 kg kokainë

13:03, 26/01/2022
A+ Aa A-

Karabinierët e kompanisë së Folignos kanë arrestuar një qytetar shqiptar me 17 kilogramë kokainë. Ata kanë mbërritur deri tek ai falë hetimeve të kryera nga kompania e Arezzos.

Karabinierët toskanë kanë monitoruar për pothuajse një vit një numër personazh italianë e të huaj, përfshirë shitës e klientë, të cilët kishin kontakte me subjekte jashtë rajonit për blerjen e drogës. Nga vëzhgimet u arrit në hipotezën që në Umbria kishte një magazinë lëndësh të ndaluara dhe arritën të merrnin mandatin e kontrollit për dy persona.

Dje në orët e para të mëngjesit, karabinierët arrestuan shqiptarin që kishte 17 pako kokaine, secila me peshë një kile.

Pas rezultatit negativ të kontrollit të një banese dhe gjetjes së 12 mijë eurove në një tjetër, karabinierët kontrolluan makinën e njërit prej dy të dyshuarve, duke zbuluar një hapësirë të fshehtë për transportimin e drogës. Kontrolli në garazhin e përdorur nga njëri prej tyre solli zbulimin e 17 kileve të kokainës dhe 60 mijë eurove. Sasia e drogës në treg do të sillte mbi 1.3 milion euro fitim.

I dyshuari tjetër, edhe ai shqiptar, është denoncuar dhe do të procedohet në gjendje të lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco