Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kunati dhe shoferi i biznesmenit Rezart Taçi mbeten në burg

Kunati dhe shoferi i biznesmenit Rezart Taçi mbeten në burg

12:20, 26/01/2022
A+ Aa A-

Apeli i Gjykatës së Posaçme refuzon lirimin e kunatit dhe shoferit të biznesmenit të naftës Rezart Taçi.

Artur Balla dhe Bledar Lilo kishin bërë kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë por gjykata i la në burg.

Dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, akuzohen si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave. 

Bëhet fjalë për  rreth 18.4 milion euro.

Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish bosi i naftës Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPAK pas hetimeve disa mujore.

Sipas dosjes 18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, po SPAK e ka bllokuar operacionin.

Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shuma.

Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 miliona euro te Francesco Zummo ta konfiskuar nga gjykata italiane si te ardhura të Cosa Nostra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco