EMRI - FOTO/ Ndërron jetë shqiptari që u përplas nga një furgon në Itali

EMRI - FOTO/ Ndërron jetë shqiptari që u përplas nga një furgon në Itali

12:16, 26/01/2022
A+ Aa A-

Nuk ka mundur që t’u mbijetojë dot plagëve Hazbi Hajdini, 53-vjeçari shqiptar, i cili të hënën u përplas nga një furgon. Ngjarja ndodhi në mëngjes në Savignano sul Panaro.

Dëmtimet ishin të rënda për Hajdinin, i cili ndërroi jetë të martën në shtratin e spitalit. Shqiptari ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Bologna-s pas aksidentit, por përpjekjet e mjekëve ishin të kota.

Të martën ata konfirmuan se Hajdini kishte ndërruar jetë. 53-vjeçari shqiptar kishte vite që jetonte në Itali. Ai la pas gruan dhe fëmijët e tij.

Mediat italiane shkruajnë se tashmë u takon autoriteteve të vendosin për fatin e shoferit të makinës që u përfshi në aksident, një 65-vjeçar italian.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco