VIDEO/ Ç'mrekulli! Pikaset kaprolli i parë pas shumë vitesh në parkun e Qafshtamës

VIDEO/ Ç'mrekulli! Pikaset kaprolli i parë pas shumë vitesh në parkun e Qafshtamës

12:06, 26/01/2022
A+ Aa A-

Një gjë e rrallë është vënë re në Parkun Kombëtar të Qafshtamës. Një qytetar me telefon ka filmuar nje kaproll i cili vraponte nëpër park. Duhet theksuar se kaprolli në këtë zonë ishte zhdukur që në vitin 1992 dhe që prej asaj kohe nuk kishte asnjë gjurmë apo shenje të kësaj kafshe mbresëlënëse. Video është filmuar paraditen e së mërkurës.

Sipas ekspertëve të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, prezenca e kaprollit vjen si rezultat i moratoriumit të kafshëve dhe shpendëve,  vendosur nga qeveria dhe puna e mirë e ADZM Durrës, por por sipas gjuetarëve, moratoriumi nuk ndikon, pasi gjuetia e paligjshme vijon me të njëjtat nivele si më parë.

Prania e kaprollit shihet dhe si një atraksion që i shtohet kësaj zone turistike përveç bukurive natyrore dhe vetive kuruese që i atribuohen Parkut Kombëtar të Qafështamës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco