Tritoli në banesën e Dukës/ Policia: Ja pse akuzohet autori 34-vjeçar

Tritoli në banesën e Dukës/ Policia: Ja pse akuzohet autori 34-vjeçar

09:43, 26/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Durrësit arrestoi mbrëmjen e djeshme një të ri, të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

I arrestuari quhet Arlen Hasanaj, personi që shihni në foto, banor i lagjes 4 të Durrës, lagje ku banon dhe kreu i FSHF-së.

Hasanaj është pronar i një biznesi privat në qytetin bregdetar, më konkretisht i kompanisë 'Euroshop Durrës' themeluar në korrik të 2020.

Të mërkurën, Policia e Durrësit doli edhe me njoftim zyrtar mbi arrestimin.

NJOFTIMI

Durrës/ Vihet në pranga autori i dyshuar i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D. 

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë arrestimi  në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit A. H., 34 vjeç, banues në lagjen nr.4, Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se është autori i vendosjes së tritolit në portën e jashtme të banesës së shtetasit A. D., ngjarje e ndodhur në datën 24.01.2022.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco