VIDEO-SYRI TV/ Vrasja në Lezhë, adoleshenti: Armën e kam pasur që prej një viti

VIDEO-SYRI TV/ Vrasja në Lezhë, adoleshenti: Armën e kam pasur që prej një viti

09:32, 26/01/2022
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me krimin për gjakmarrje që ndodhi mesditen e së hënës në fshatin Manati të Lezhës. 17-vjeçari Florian Përvathi e kishte thurur prej kohësh planin për vrasjen e fqinjit të tij Lek Lekgjonaj.

Adoleshenti ka deklaruar në polici se ishte pajisur me armë prej të pakten 1 viti, por pa treguar se si e kishte siguruar pistoleten me mulli me të cilen kreu vrasjen.

“Kisha kohë që e kisha planifikuar vrasjen, armën e kam pasur që prej një viti”, mësohet të ketë thënë i riu, i cili nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

Pas vrasjes së Lekgjonajt, 17-vjeçari u vetëdorëzua në polici, ndërsa blutë e Lezhës e cilësuan këtë si një arrestim në kohë rekord. I mituri ka dorëzuar armën te informacioni dhe më pas ka rrëfyer të gjithë krimin.

Floriani ishte rritur hetim që prej moshës 4-vjeçare, kur babanë ja vranë, e pak orë më vonë e ëma iu vetëhelmua me fotoksinë. I riu u rrit me ndjenjën e hakmarrjes, ndërkohë që pas vrasjes së të hënës nuk shfaqi pendesë, edhe pse padyshim që ka pasur ngarkesë emocionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Floriani do të shkruante: “Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”.

Ndërkohë, në një tjetër postim, i mituri ka publikuar një foto ku shkruhet: “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”. “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”, shkruhet në një tjetër postim të Florianit.

Përpos të tjerave, i mituri ka pasur talent edhe në pikturë, vepra të cilat i postonte dhe në rrjetet e tij sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco