Dibër, arrestohen 4 'kaubojsit' që shtinë kundër njeri-tjetrit, përplasja me grupeve

Dibër, arrestohen 4 'kaubojsit' që shtinë kundër njeri-tjetrit, përplasja me grupeve

08:46, 25/01/2022
A+ Aa A-

Policia e Dibrës ka arrestuar katër persona në kuadër të një operacioni policor të koduar si “Liqeni i Zi”. Ata janë: Shaqir Tollja, Erlind Tollja, Aleksandër Algeri dhe Loraldo Lika

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër lidhur me ngjarjen e ndodhur më 20 nëntor 2020, ku dy grupe personash qëlluan me armë zjarri kundër njeri-tjetrit.

Nga tërësia e  veprimeve hetimore të kryera, informacionet e marra në rrugë operative dhe provave ligjore të siguruara, është arritur të dokumentohet çka ndodhi më 20 nëntor 2020 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë , ku për shkak  të një konflikti të mëparshëm  për motive pronësie, Shaqir dhe Erlind Tollja  nga automjeti i tyre, kanë  qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin B. S.(Z) dhe Aleksandër Algeri,  të cilët u janë kundërpërgjigjur duke qëlluar  me armë zjarri.

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe Loraldo Lika, i cili ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Shaqir Tollja, 53 vjeç, banues në Bulqizë,  mori masë sigurie arrest në burg së bashku me Erlind Tolljen.

Kurse Aleksandër Algeri, 34 vjeç, banues në Tiranë, mori masë sigurie arrest në burg , por ai aktualisht ndodhet i ndaluar për një tjetër vepër penale në burgun 313 Tiranë.

Loraldo Lika, 29 vjeç, edhe ky nga Bulqiza, mori masë  sigurie arrest në shtëpi.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e cila ka caktuar masat e sigurimit të arrestit për këto shtetas si të dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer në bashkëpunim,  e mbetur në tentativë, “     Mbatje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco