Pastronin paratë e drogës/ Arrestohen 20 persona në Itali, mes tyre shqiptarë

Pastronin paratë e drogës/ Arrestohen 20 persona në Itali, mes tyre shqiptarë

22:49, 24/01/2022
A+ Aa A-

Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale që drejtohej nga shqiptarë.

Mediat italiane shkruajnë se organizata ishte e përfshirë në aktivitete të ndryshme tregtare, në bare, dyqane të frutave, llotari dhe salla të basteve.

Shumica e pjesëtarëve të organizatës kriminalë janë shqiptarë që jetojnë në zonën e Vastesë.

Organizata kriminale kontrollonte shërbimet e sigurisë së klubeve të natës në bregun jugor në Abruzzo dhe në Molise. Nga policia janë zbatuar 20 masa të gjykatës, ku 18 persona u lanë në burg dhe 2 në arrest shtëpie.

Hetimet nga autoritetet italiane ndaj kësaj organizate kriminale kanë nisur që në vitin 2019. Operacioni ‘Evelin’ në koordinim me ‘Dda de L’Aquila në vitin 2018 kishin arritur që ndaj 20 personave të ekzekutohej urdhër paraburgimi. Vijimësia e këtij hetimi çoi në finalizimin e operacionit të sotëm.

U zbulua gjithashtu se rrugët e preferuara për furnizimin me drogë, ishin Kalabria, Emilia Romanga , Puglia dhe Abruzzo, dhe më pas droga shpërndahej në nivel lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco