Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Përmet Foto Ilustruese

Organizonin lojëra fati në lokal, arrestohen dy persona në Përmet

09:36, 24/01/2022
A+ Aa A-

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit në Përmet. Në pranga kanë rënë 2 shtetas si dhe janë sekuestruar dy aparate celulare.

"Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasit O. M., 40 vjeç, banues në Përmet (administrator i një subjekti bar-kafe) dhe E. L., 34 vjeç, banues Përmet (klient i subjektit)".

Këta shtetas u arrestuan pasi, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u ushtrua kontroll në ambientet e një subjekti bar-kafe në pronësi të shtetasit O. M., në Përmet, ku u konstatua se ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Gjithashtu, nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit O. M. janë gjetur të dhëna që tregojnë për organizimin e basteve sportive online.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco