EMRAT/ Ekuadori- varri i trafikantëve, kush janë shqiptarët e ekzekutuar

EMRAT/ Ekuadori- varri i trafikantëve, kush janë shqiptarët e ekzekutuar

09:28, 24/01/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar 34-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në Ekuador, mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:00 sipas orës lokale në qytetin Guayaquil. Viktimë mbeti Ergys Dashi, 33 vjeç nga Durrësi, teksa u qëllua me disa plumba brenda një restoranti në veri të Guayaquil.

Ergys Dashi është viktima e gjashtë ballkanike e një sulmi në Guayas.

Viktimat e mëparshme janë:

Shqiptari Ilir Hidri, i ekzekutuar më 30 maj 2017.

Shqiptari nga Kosova, Remzi Azemi, i sulmuar (mbijetuar) në qendër të qytetit më 7 nëntor 2017.

Malazezo-shqiptari Fadil Kaçani, i ekzekutuar më 14 mars 2018.

Serbi Sasa Spasiç, u vra në një qendër tregtare më 21 prill 2020.

Shqiptari Adriatik Tresa, i eliminuar në La Aurora, në Daule.

Më herët është raportuar në lidhje me aleancat që grupet shqiptare po krijojnë në Ekuador dhe Kolumbi për të siguruar “mbushjen” e Europës me kokainë. Kartelet kolumbiane konkurrojnë për tregun fitimprurës evropian me meksikanët, shqiptarët dhe rusët. Për dërgesat në Evropë, kartelet shqiptare dhe Sinaloa krijojnë aleanca. Tregjet e saj kryesore janë Holanda, Belgjika, Shqipëria, Greqia dhe Spanja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco