Bie zjarr në një banesë në Mat, lëndohet i moshuari

Bie zjarr në një banesë në Mat, lëndohet i moshuari

09:14, 24/01/2022
A+ Aa A-

Një banesë është përfshirë nga zjarri në fshatin Vinjoll të Matit, mbrëmjen e kaluar. buriume3 nga policia bëjnë me dije se ka mbetur i lënduar pronari i banesës, M. Z., 80 vjeç.

I moshuari është dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë trajtim mjekësore. Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe  banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik

Njoftimi i policisë:

Mat/ Me datë 23.01.2022,  në fshatin Vinjoll, Mat, është djegur banesa e shtetasit M. Z., 80 vjeç, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar lehtë 80-vjeçari i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu si pasojë e flakëve është djegur dhe  banesa e shtetases Z. Z., 81 vjeçe, e cila ishte ngjitur me banesën e 80-vjeçarit.

Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për vlerësim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco