Bledar Muça u vra afër rajonit të policisë/ Qytetarët e shokuar: E pamë ekzekutorin

Bledar Muça u vra afër rajonit të policisë/ Qytetarët e shokuar: E pamë ekzekutorin

19:25, 23/01/2022
A+ Aa A-

Vrasja e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Muça më Belgjikë ka tronditur opinionin publik.

Mediat lokale shkruajnë se ai u vra në qendër të Aartselaar.

Krimi ndodhi pak metra larg rajonit të policisë.

Banorët thonë se janë tmerruar.

Dëshmitarët thanë se ai u qëllua disa herë në kokë teksa po futej në apartamentin e tij.

Shqiptari njihej në zonë edhe si Anglezi.

Ai vdiq në vend.

'Pashë një nga autorët teksa largohej me makinën e krimit. Ai kishte një armë të madhe në duar, tha fqinji, Ivan Willems.

Sipas autoriteteve belge, shqiptari ishte dënuar në vitin 2018 për vjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco