I shtrirë në tokë, dalin fotot e shqiptarit të ekzekutuar në Ekuador

I shtrirë në tokë, dalin fotot e shqiptarit të ekzekutuar në Ekuador

18:00, 23/01/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar i quajtur Ergys Dashi është vrarë më breshëri plumbash pasditen e së shtunës në një lokal në Guayaquil në Ekuador.

Mediat vendore në shtetin ekuadorian kanë publikuar fotot e shqiptarit të ekzekutuar, e trupi i tij që është shtrirë në tokë.

Në vendngjarje janë ekspertë të kriminalistikës dhe stafi i lokalit, që janë shokuar nga ngjarja e rëndë. Mbi 34-vjeçarin Dashi, që thuhet se ishte i përfshirë në trafik kokaine, është qëlluar disa herë me armë zjarri.

Policia gjeti në vendngjarje së paku 20 plumba. Dy burra, natën e së shtunës, kanë hyrë në lokal. Ata mbanin në duar një buqetë me lule, por se brenda tyre kishin armë. Ata shmangën stafin, që kërkonte certifikatë të vaskinimit.

Nga ngjarja ka mbetur e plagosur edhe një vajzë 26 vjeçe e quajtur Angie Romero, që ishte pranë vendit ku u vra Dashi. Romero ishte në një tryezë pranë vendit ku darkonte shqiptari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco