EMRI/ Ekzekutohet me kallashnikov shqiptari në Ekuador, ja dyshimet e policisë

EMRI/ Ekzekutohet me kallashnikov shqiptari në Ekuador, ja dyshimet e policisë

17:01, 23/01/2022
A+ Aa A-

Një shqiptar është vrarë mbrëmjen e kaluar në veri të qytetit të Guayaaquil në Ekuador.

Vrasja ka ndodhur dje dhe viktima është identifikuar sot e ai është Ergys Dashi, 34 vjeç.

I riu, ishte duke qëndruar në një restorant, ku është vrarë nga persona të armatosur. Në vendngjarje ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja armësh, ndërsa Dashit, i është konstatuar një plagë e madhe në pjesën ballore të kokës.

Gjithashtu, në këtë atentat është plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej ulur ngjitur me Dashin.

Policia në Ekuador po heton pistën e trafikut të lëndëve narkotike.  Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco