Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

11 të arrestuar në Tiranë

11 të arrestuar në Tiranë

13:37, 23/01/2022
A+ Aa A-

Arrestohen 11 persona në Tiranë në 24 orët e fundit.

Akuzat ndaj tyre janë të ndryshme.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-F. H., 44 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja’, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në një argjendari;

-E. L., 34 vjeç, për veprën penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, pasi ka shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, duke dalë jashtë banesës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. L., 32 vjeç, për veprën penale ‘Vjedhja’, pasi dyshohet se ka vjedhur një minimarket në rrugën ‘Dora D'Istria’.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 60 vjeç, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, inxhinier në një firmë, pasi në firmën ku ky shtetas punon, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi K. K., 59 vjeç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. Sh., 21 vjeç, dhe A. I., 21 vjeç, pasi kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetases V. K., dhe gjatë kontrollit fizik shtetasit A. I., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës, thikë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 34 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. G., 34 vjeç, A. K., 25 vjeç, G. Z., 23 vjeç dhe P. G., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco