Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

VIDEO-SYRI TV/ Vdekja e alpinistit Ndoc Mulaj, forcohen rregullat për ngjitjet në mal

VIDEO-SYRI TV/ Vdekja e alpinistit Ndoc Mulaj, forcohen rregullat për ngjitjet në mal

13:23, 23/01/2022
A+ Aa A-

Vdekja e alpinistit Ndoc Mulaj, ka shtyrë Federatën Shqiptare të Alpinizmit të zhvillojë takime konsultative me grupet e interesit, për të hartuar rregulla që ndihmojnë në rritjen e sigurisë në ngjitjes në mal.

Nga SYRI TV

Pas ngjarjes tragjike të pak javëve më parë, ku humbi jetën alpinisti Ndoc Mulaj, Ferderata Shqiptare e Alpinizmit ka nisur një tur takimesh me grupe të interesit për të hartuar rregulla, që do të ndihmojnë në rritjen e sigurisë në turizmin malor.

Presidenti i Federatës së Alpinizmit, Artur Guni deklaroi për mediat, se sektori i alpinizmit dhe turizmit malor në vendin tonë, ka ende mangësi të mëdha në lidhje me shënimin e shtigjeve si dhe certifikimin e guidave malore.

Paulin Polia, i cili ushtron profesionin e guidës në zonën e Thethit, u shpreh se rritja e sigurisë në sektorin e turizmit malor, kërkon bashkëpunim të të gjithë aktorëve, përfshirë këtu dhe bizneset që operojnë në këto zona ku ushtrohet alpinizmi.

Gjatë takimit, trajner dhe drejtues të ekipeve alpine në vendin tonë, kanë rënë dakord për hartimin e rregulloreve, që do të mundësojnë certifikime dhe trajtime për të gjithë të apasionuarit e ngjitjeve malore, me qëllim rritjen e sigurisë në male.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco