FOTO/ Bllokohet Qafa e Llogarasë, kamioni me hekur ngec në kthesë

FOTO/ Bllokohet Qafa e Llogarasë, kamioni me hekur ngec në kthesë

12:12, 23/01/2022
A+ Aa A-

Bllokohet rruga në Qafën e Llogarasë.

Shkak është bërë një kamion i cili ka ngecur në kthesë pasi është spostuar. Sipas policisë në ‘Qafën e Llogorasë’, te vendi i quajtur ‘Çezma’, një mjet i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është bllokuar lëvizja e makinave. 

‘Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Në ‘Qafën e Llogorasë’, të vendi quajtur ‘Çezma’,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimim e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.’- njofton policia.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco