Kapet shkodrani me 2 emra, i dënuar në Itali, por burgun do e bëjë në Reç

Kapet shkodrani me 2 emra, i dënuar në Itali, por burgun do e bëjë në Reç

09:53, 23/01/2022
A+ Aa A-

Kërkohej për trafik droge dhe organizatë kriminale dhe ishte dënuar me 8 vite burg në Firence, Itali.

Policia e Shkodrës bën të ditur se ka vënë në pranga 45-vjeçarin e identifikuar me dy emra, si Domi dhe Nikel Vuksani.

Mësohet se burgun e dhënë nga drejtësia italiane, Vuksani do ta vuajë në Reç të Malësisë së Madhe.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikeve, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë’, ‘Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale’

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat e posaçme ‘Shqiponja’, pas një pune të mirorganizuar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:

Domi alias Nikel Vuksani, 45 vjeç, banues në Shkodër:

Gjykata e Apelit Shkodër me Vendimin Nr.10, datë 21.01.2022, ka vendosur njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Firence, e cila  e ka  dënuar me 8 vite burg që do i vuajë në IEVP Reç, Malësi e Madhe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco