VIDEO-SYRI TV/ Një libian, një maroken dhe një shqiptar arrestohen në Tiranë

VIDEO-SYRI TV/ Një libian, një maroken dhe një shqiptar arrestohen në Tiranë

09:34, 23/01/2022
A+ Aa A-

Mbanin në shtëpi emigrantë klandestinë deri mbrëmjen e djeshme, kohë kur janë vënë në pranga.

Bëhet fjalë për një shqiptar, një libian dhe një maroken, të cilët kishin mbyllur në një banesë në Laprakë, rreth 30 persona, të gjithë të huaj që donin të emigronin drejt Europës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Just in time’, u arrestuan në flagrancë shtetasit Mentor Kuka, Muhamed Emin dhe Zakaria Dervish

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Just in Time’.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Just in time’, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, Sektorin e Forcës Operacionale dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas që mbanin në banesë emigrantët e paligjshëm.

Procedohen penalisht edhe 14 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, dhe me Sektorin e Forcës Operacionale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një banesë të përshtatur si hotel, në zonën e Laprakës, po mbaheshin të mbyllur rreth 30 persona, emigrantë të huaj, organizuan dhe finalizuan operacionin ‘Just in time’, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- M. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, M. E., 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Z. D., 27 vjeç, banues në Casablanca, Marok, për veprat penale: ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’, ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Heqja e paligjshme e lirisë’.

Në banesën e shtetasit M. K., në katin e parë, të tretë dhe te katërt, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 30 persona të shtetësive të ndryshme, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët mbaheshin në këto dhoma, pa u lejuar të dilnin, duke ju marrë mjetet e komunikimit dhe duke i kërcënuar familjarët në vendet e origjinës, për kryerjen e pagesës së transportit të këtyre shtetasve, drejt vendit tonë.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 14 shtetasit e huaj, për veprën penale ‘Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror’.

Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco