Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Breshëri plumbash ndaj shqiptarëve në Greqi, dy të plagosur

FOTO/ Breshëri plumbash ndaj shqiptarëve në Greqi, dy të plagosur

18:42, 22/01/2022
A+ Aa A-

Pas një sulmi me breshëri plumbash në një furrë buke, dy shqiptarë janë plagosur pas një sherri të ndodhur pasditen e sotme në Greqi.

Nga raportimet e mediave, i plagosur ka mbetur edhe një iraken dhe se ngjarja ka ndodhur në Voula të Athinës.

Sipas dëshmive të rastiti, gjithçka ka nisur përpara furrës së bukës ku fillimisht ndaloi një makinë me targa bullgare dhe më pas erdhi një tjetër ku zbritën katër persona, që ishin shqiptarë. Një nga personat që ishte brenda dyqanit qëlloi me karrige njërin prej katër shqiptarëve që zbritën nga makina.

Sherri agravoi duke përfunduar te të shtënat me armë zjarri.

Njëri nga shqiptarët u plagos në bark dhe tjetri në gjoks. Shqiptarët e plagosur dhe irakiani janë transportuar në spital. Punonjësit e dyqanit të frikësuar u fshehën në bodrum nga frika e të shtënave me armë zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe emrat e shqiptarëve të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po ka filluar hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. 

Lajmi në vijim...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco