EMRI/ ‘Zot’ i Romës, historia e shqiptarit, si i hoqi qafe rivalët

EMRI/ ‘Zot’ i Romës, historia e shqiptarit, si i hoqi qafe rivalët

12:18, 22/01/2022
A+ Aa A-

Elvis Demçe, 36-vjeç një prej shqiptarëve të arrestuar pak ditë më parë nga policia italiane pas aksionit që shkatërroi dy grupe kriminale rivale në Romë e konsideronte vete Zoti. Sot mediat italiane kanë rikthyer sërish në vëmendje përplasjen mes dy grupeve shqiptare që morën në qafë njëri tjetri për shkak të sherreve të njëpasnjëshme për territor.

“Së pari do të të shqyej dhe pastaj do të të hedh copë, copë nga ballkoni”, i thoshte Demçe rivalëve të tij. Mediat italiane e quajnë atë të dhunshëm dhe me ambicie për të arritur kudo pasi thoshte për veten “Unë jam Zoti”.

Demçe ishte njeri shumë i afërt me Fabrizio Psicitelli i njohur si Diabolik i cili u vra pak kohë më parë.

Ai bënte biznes duke importuar drogë për llogari të grupeve kriminale të Acilias, me emisarë të lidhur me trafikantët holandezë dhe kolumbianë të drogës dhe një ish-futbollist të arrestuar pak kohë më parë me 27 kg kokainë me vete.

Demçe bënte kërcënime të egra ndaj rivalëve të tij. Disa kohë më parë një borxh prej 100 mijë eurosh u bë shkak që ai të urdhëronte anëtarët e bandës së tij: “Merre vëllanë e tij, rrëmbeje dhe shkëputi të dy krahët”.

Ermal Arapaj ishte kthyer së fundmi në rivalin e tij mes dëshirës për të marrë sa më shumë territor. Arapaj ose “UFO” siç e cilësonin rivalët e tij kishin krijuar një grup të mirë që po fitonte shumë para. Ata kishin përfituar nga koha kur Demçe ishte në burg për të marrë një nga “farmacitë” e tij. Në korrik të vitit 2020 Demçe kishte planifikuar një sulm për eliminimin e Arapajt.

Një pritë që Arapaj ka arritur t’i shpëtojë duke qëlluar i pari dhe goditur në këmbë një nga autorët, me porosi të Demçes. Në mëngjesin e 5 shtatorit 2020, grupi i Demçes  dogji vilën dhe makinat e Arapajt dhe partneres së tij. Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej në Spanjë, nga frika e hakmarrjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco