Frendo: Feja dhe politika të angazhohen për një Shqipëri më të denjë për shqiptarët

Frendo: Feja dhe politika të angazhohen për një Shqipëri më të denjë për shqiptarët

11:57, 22/01/2022
A+ Aa A-

Pas 25 vitesh shërbimi si baritor në Shqipëri, Mons. George Frendo, dorëzoi sot zyrtarisht detyrën si si Arqipeshkv i Tiranës dhe Durrësit për t'ja besuar këtë detyrë të rëndësishme Arjan Dodaj.

Në meshën e shenjtë të përurimit të këtij të fundit ku merrnin pjesë përfaqësues të politikës dhe besimeve të tjera fetare por edhe besimtarë, Frendo tha se po largohet me keqardhje nga Shqipëria dhe shqiptarët që e dëshën shumë.

Frendo: Jemi mbledhur këtu për një rast shumë të veçantë dhe shumë të rëndësishëm për Arqi-dioqezën tonë, përurimin e arqipeshkvit të ri Imzot Arjan Dodaj. Duke mbaruar shërbimin tim si arqipeshkv i kësaj dioqeze përfitoj nga rasti për të falenderuar së pari Zotin që gjatë gjithë jetës sime, por veçanërisht gjatë këtyre viteve si arqipeshkv, më ka përdorur mua me gjithë mungesat dhe kufizimert e mia. Kërkoj falje prej Zotit dhe prej meshtarëve, motrave dhe besimtarëve që mund ti kem fyer me ndonjë fjalë ose gjest nga ana ime ose nuk u kam dhënë shembull të mirë si i krishterë dhe bari.

Erdhi koha të largohem nga ky vend jo se jam i mërzitur. Gjatë këtyre 25 viteve që kam shërbyer në Shqipëri nuk më ka ardhur kurrë keq që kam ardhur si misionar në këtë vend, gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe te ky popull gjithmonë kam gjetur dashuri dhe respekt më shumë sesa meritoja. Përzemërsisht falenderoj popullin shqiptar që u bë dhe populli im. Do të largohem nga Shqipëria me shumë keqardhje por mu duke e drejtë të kaloj pjesën e fundit të jetës time në vendlindjen time bashkë me vëllezërit domenikanë. Ju premtoj se do të mbeteni gjithmonë në qendrën e zemrës sime dhe do t'ju kujtoj me lutje.

Ai kërkoi një bashkëpunim më të mirë mes fesë dhe politikës për një Shqipëri më të denjë për shqiptarët.

Frendo: Gëzohem që në këtë ceremoni përveç autoriteteve civile dhe politike janë të pranishëm dhe përfaqësuesit e besimeve kryesore në Shqipëri. Shoqëria ka nevojë për politikën dhe politikanët por ka nevojë dhe për besimet. Politika mund të ndryshojë dhe përmirësojë strukturat por besimet e kanë diçka që politika nuk e ka, mund të ndryshojnë zemrat, mund të arrijnë atje ku nuk arrin dot politika. Europa, përfshirë dhe Shqipërinë, po bëhet çdo ditë e më shumë një kontinent pagan. Ne si besime të ndryshme bashkë me politikanët le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më morale, më vëllazërore, një Shqipëri më të denjë për shqiptarët.

Pasardhësit të tij i uroi suksese, teksa i vuri në dukje dhe avantazhet kundrejt tij që janë garanci se ai do ta përmbushë me sukses misionin që i është ngarkuar.

Frendo: Shumë i dashur vëlla, për më shumë se katër vjet kemi punuar shumë ngushtë së bashku. Zoti po të beson një mision më fisnik dhe delikat. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë, nuk do të jesh vetëm në zbatimin e misionit tënd. Gjatë këtyre viteve vetë vura re se Zoti të ka dhuruar shumë gjëra të bukura që të bëjnë kompetent për të kryer misionin tënd me përkushtim dhe besnikëri. Je shumë më i ri dhe shqiptar, je më i aftë se unë për të kuptuar mentalitetin, kulturën dhe psikologjinë e këtij populli.Të gjithë këto avantazhe që unë nuk i kisha le të jenë për ty dhuratë që e bëjnë një bari shumë më afër deleve që Zoti do të të dhurojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco