Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Vrau komshien, autori pranon krimin: U zhvesh pasi e tërhoqa…

VIDEO/ Vrau komshien, autori pranon krimin: U zhvesh pasi e tërhoqa…

11:45, 22/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e sotme ka dalë para gjykatës 58-vjeçari Fetah Marra, autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli, ndodhur dy netë në parë në Kuçovë.

Gjykata e Shkallës së Parë në Berat ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Fetah Marra, i cili mbyti dhe më pas tentoi të fshihte trupin e komshies së tij, pas një sherri për motive të dobëta.

Burime bëjnë me dije se i arrestuari ka pranuar krimin, fliste për një borxh të vogël që i kishte viktima dhe shprehu pendesë për atë që kishte kryer.

Ai ka pretenduar se rrobat i kanë rënë viktimës duke e tërhequr zvarrë.

Sipas Marrës, ai nuk ka tentuar përdhunimin e Sulit, ndërkohë që i mbetet ekspertizës mjekoligjore që të zbulojë nëse ka pasur apo jo abuzim me të ndjerën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco