Eksplozivi në derën e banesës së Stafukës, kamerat filmuan autorin

Eksplozivi në derën e banesës së Stafukës, kamerat filmuan autorin

10:24, 22/01/2022
A+ Aa A-

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthim e eksplozivit në derën e banesës mbrëmë në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:05.

Shënjestër e sulmit ka qenë banesa e Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej 2015-ës.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë nga vendi i ngjarjes, është filmuar skena e vendosjes së lëndës plasëse. “BalkanWeb” raporton se një person i maskuar me kapuç në kokë, ka zbritur nga një makinë tip ‘Benz’ dhe pasi ka vënë eksplozivin në katin e parë të ndërtesës 3-katëshe, ku kishte dhe Stafuka dyqanet që ka dhënë me qira, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani policia nuk ka mundur që të identifikojë autorin e ngjarjes apo të shoqërojë ndonjë të dyshuar.

Nuk përjashtohet fakti që kjo ngjarje mund të ketë edhe lidhje me zhdukjen e Enver Stafukës. Nga shpërthimi i mbrëmshëm fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco