Tritoli në derën e dyqanit të vëllait të Enver Stafukës, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Tritoli në derën e dyqanit të vëllait të Enver Stafukës, sekuestrohen kamerat e sigurisë

10:19, 22/01/2022
A+ Aa A-

Një shpërthim më eksploziv ndodhi mbrëmjen të premtes në Fushë Krujë. Lënda shpërthyese ishte vendosur në derën e dyqanit të Naim Stafukës, vëllait të Enver Stafukës, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2015, kur u rrëmbye në qendër të Fushë Krujës nga 4 persona.

Lidhur me ngjarjen burime për Abc bëjnë me dije se janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i policisë së Durrësit në Krujë. Vetë Stafuka e ka dhënë dëshminë për ngjarjen që mbrëmjen e kaluar por ende nuk ka detaje se çfarë ka thënë.

Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Momentalisht si shkaqet ashtu edhe autorët e kësaj ngjarjeje mbeten të panjohur.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit rezulton prej vitesh i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. Enver Stafuka është bërë i njohur për autoritetet për shkak të një ngjarje të vitit 2013 ku ai u akuzua bashkë me Gentjan Bejtjan se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013. Kujtojmë se pak ditë më parë Gentjan Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati të bërë ndaj tij në afërsi të Niklës. Atij ju bë atentat nga persona të panjohur dhe në makinë me të ishte edhe Klodjan Stafuka. Kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco